Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Liverpooli e ka fituar ndeshjen e javës së parafundit të Ligën Premier si mysafir i Newcastle United, në të cilën u shënuan pesë gola (3-2). Pas një harkimi nga këndi të Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk kërceu më së larti për ta zhbllokuar rezultatin (13’). Mirëpo, Christian Atsu e barazoi rezultatin (20’) pas një topi të kthyer nga goditja e Solomon Rondon. Salomon Rondon shënoi një gol u përfshi në tjetrin (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver) Një tjetër asistim të mirë nga Alexander-Arnold e shfrytëzoi Mohamed Salah për ta rikthyer epërsinë e mysafirëve. Në vazhdim rrezikuan Sadio Manie dhe Daniel Sturridge për ta ngritur epërsinë, mirëpo Salomon Randon ua dha goditjen Redsave duke e barazuar rezultatin (54’). Mohamed Salah u lëndua dhe e lëshoi fushën (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver) Në minutën e 66-të u inkuadrua në lojë mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri (në vend të Georginio Wijnaldum) në përpjekje që t’i ndihmonte skuadrës për të triumfuar. Menjëherë pas u lëndua Mohamed Salah, i cili u detyrua ta lëshonte fushën. Një harkim të Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë e shfrytëzoi Divock Origi duke e shënuar golin e fitores (86’). Me këtë fitore, Liverpooli është në vend të parë në tabelë me dy pikë më shumë se Manchester City që të hënën luan kundër Leicester Cityt. Ndeshja e fundit e Redsave këtë edicion është kundër Wolverhampton Wanderers. Like 0