Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ekziston një unitet absolut në qeveri se konflikti i ngrirë në Kosovë nuk është në interesin e Serbisë, se koha në këtë rast nuk është aleati ynë dhe se Serbia duhet të luajë një rol aktiv në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë të problemit, në vend që të presim që lejlekët ta kthejë Kosovën në sistemin kushtetues dhe ligjor të Serbisë. Kështu tha ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajia. Në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës “Blic”, ai tha se nuk do të marrë pjesë në seancën e asamblesë, në të cilën presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të paraqesë një raport mbi Kosovën sepse ai do të diskutojë me homologun e tij Mirko Sharoviq në Sarajevë për siç tha “dëmin që ka shkaktuar taksa e Kosovës për ekonominë e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, transmeton Klan Kosova. Nga nëntori i vitit të shkuar autoritetet kosovare kanë vendosur taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Prej kur u nda nga Blerim Xhemajli, Erjona kthehet me format e trupit tejet sexi Erjona Sulejmani, ish- bashkëshortja e futbollistit, Blerim Xhemajli nuk di të ndalet me poza …