Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në shtëpinë e kulturës të fshatit Lluçan, Partia për Veprim Demokratik, gjatë së martes, ka promovuar programin e saj qeverisës 2020 – 2024. Kandidati për Asamble komunale nga Lluçani, Hamdi Behluli, kërkoi mbështetjen e parezervë të bashkëfshatarëve të tij, me që Lluçani ka nxënë vendin e merituar gjatë qeverisjes së PVD-së. Burhan Halili, kryerar i Degës së PVD-së në Bujanoc, kërkoi mbështetjen për listën e PVD-së, duke theksuar se kësaj liste i prinë një djal i ri me shumë potencial, e ai është Driton Rexhepi. Nga ana tjetër, kryetari i PVD-së, njëherit kandidati për deputet popullor, Shaip Kamberi, tha se: “Lluçani, gjithmon ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fitoret e PVD-së”. I nominuari për kryetar të Bujanocit, Driton Rexhepi, u zotua se, gjithësecili bujkë, gjatë qeverisjes së ardhshme, do të trajtohet sipas potencialit që ka në ekonominë bujqësore. Ai premtoi rritje të fondeve për bujqit lokal. Programi i promovuar nga kandidati Rexhepi, me shumë aplaudim u mirëpritë nga banorët e fshatit Lluçan. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KKSH përshëndetë dhe mbështetë aprovimin e Deklaratës Politike dhe të Reagimit nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës Këshilli Kombëtar Shqiptar përshëndetë dhe mbështetë aprovimin e Deklaratës Politike dhe të Reagimit Kuvendit …