Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të anulohen tërësisht nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i “Tokio 2020”, Yoshiro Mori. Lojërat Olimpike ishte paraparë të mbaheshin këtë verë, por shkaku i pandemisë u shtynë për një vit. Është paraparë që të nisin më 23 korrik të vitit të ardhshëm. Ndonëse do të mbahen vitin e ardhshëm, ky edicioni i Lojërave Olimpike do të mbajë emrin “Tokio 2020”. Mori ka thënë se shtyrje të mëtutjeshme nuk do të ketë. I pyetur nga gazeta japoneze “Nikkan Sports” nëse mund të bëhet shtyrje tjetër, në rast se është e nevojshme, Mori është përgjigjur: “Jo. Në atë rast do të anulohen tërësisht”. Ai ka thënë se pritet që COVID-19 të vihet nën kontroll deri atëherë dhe nëse ndodh kjo atëherë do të organizohen lojërat në paqe verën e ardhshme. “Ky edicion i Lojërave Olimpike do të jetë shumë më i vlefshëm sesa edicionet e kaluara nëse mund t’i organizojmë pasi të kemi fituar betejën me pandeminë. Ne duhet të besojmë në këtë, përndryshe puna e madhe dhe angazhimi nuk do të shpërblehet”, ka thënë Mori. Gjatë intervistës Mori po ashtu ka thënë se ka gjasa që Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të kenë ceremoni hapëse dhe mbyllëse të përbashkëta, në vend se të kenë ceremoni të vetat siç ndodh zakonisht. Ai ka thënë se kjo do të ulë koston, ndonëse është i vetëdijshëm se kjo mund të komplikojë gjërat pasi gjitha biletat për katër ceremonitë janë shtyrë. “Është pengesë e madhe. Por, për shkak të ndikimit të koronavirusit, situata vitin e ardhshëm do të jetë ndryshe. Duke marrë parasysh se situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike, duhet të shikojmë pikët kyçe, përfshirë edhe ceremonitë”, ka thënë Mori. Lojërat Olimpike ishin anuluar në tri raste të kaluara, më 1916, 1940 dhe 1944. Gjitha ato anulime ishin shkaku i Luftërave Botërore. Shtyrja e Lojërave Olimpike për një vit raportohet se ka kosto miliardësh. Ekspertët mjekësor më herët kanë thënë se do të jetë vështirë të organizohen Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm në rast se nuk del ndonjë vaksinë kundër koronavirusit deri atëherë. Zëdhënësi i “Tokio 2020”, Masa Takaya ka insistuar se janë duke llogaritur me organizimin e ngjarjes së madhe vitin e ardhshëm. “Është caktuar data e re për Lojërat ‘Tokio 2020’ dhe misioni ynë është të organizojmë Lojërat vitin e ardhshëm. Like 0
Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të anulohen tërësisht nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i “Tokio 2020”, Yoshiro Mori. Lojërat Olimpike ishte paraparë të mbaheshin këtë verë, por shkaku i pandemisë u shtynë për një vit. Është paraparë që të nisin më 23 korrik të vitit të ardhshëm. Ndonëse do të mbahen vitin e ardhshëm, ky edicioni i Lojërave Olimpike do të mbajë emrin “Tokio 2020”. Mori ka thënë se shtyrje të mëtutjeshme nuk do të ketë. I pyetur nga gazeta japoneze “Nikkan Sports” nëse mund të bëhet shtyrje tjetër, në rast se është e nevojshme, Mori është përgjigjur: “Jo. Në atë rast do të anulohen tërësisht”. Ai ka thënë se pritet që COVID-19 të vihet nën kontroll deri atëherë dhe nëse ndodh kjo atëherë do të organizohen lojërat në paqe verën e ardhshme. “Ky edicion i Lojërave Olimpike do të jetë shumë më i vlefshëm sesa edicionet e kaluara nëse mund t’i organizojmë pasi të kemi fituar betejën me pandeminë. Ne duhet të besojmë në këtë, përndryshe puna e madhe dhe angazhimi nuk do të shpërblehet”, ka thënë Mori. Gjatë intervistës Mori po ashtu ka thënë se ka gjasa që Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të kenë ceremoni hapëse dhe mbyllëse të përbashkëta, në vend se të kenë ceremoni të vetat siç ndodh zakonisht. Ai ka thënë se kjo do të ulë koston, ndonëse është i vetëdijshëm se kjo mund të komplikojë gjërat pasi gjitha biletat për katër ceremonitë janë shtyrë. “Është pengesë e madhe. Por, për shkak të ndikimit të koronavirusit, situata vitin e ardhshëm do të jetë ndryshe. Duke marrë parasysh se situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike, duhet të shikojmë pikët kyçe, përfshirë edhe ceremonitë”, ka thënë Mori. Lojërat Olimpike ishin anuluar në tri raste të kaluara, më 1916, 1940 dhe 1944. Gjitha ato anulime ishin shkaku i Luftërave Botërore. Shtyrja e Lojërave Olimpike për një vit raportohet se ka kosto miliardësh. Ekspertët mjekësor më herët kanë thënë se do të jetë vështirë të organizohen Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm në rast se nuk del ndonjë vaksinë kundër koronavirusit deri atëherë. Zëdhënësi i “Tokio 2020”, Masa Takaya ka insistuar se janë duke llogaritur me organizimin e ngjarjes së madhe vitin e ardhshëm. “Është caktuar data e re për Lojërat ‘Tokio 2020’ dhe misioni ynë është të organizojmë Lojërat vitin e ardhshëm.