Loris Karius dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje nga tifozët, pas gabimeve të tij që i kushtuan Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve.

Karius bëri dy gabime në pjesën e dytë, te goli i Benzemas dhe goli i dytë i shënuar nga Gareth Bale, në humbjen me rezultat 3:1 të ekipit të tij.

24-vjeçari pas ndeshjes u ka kërkuar falje tifozëve, duke thënë se ende nuk ka fjetur, pasi që skenat nga ndeshja vazhdimisht po i qarkullojnë në kokë.

Por, kjo nuk ka ndaluar ata që të lëshohen me kërcënime ndaj tij në rrjete sociale.

Policia e Merseyside tashmë ka filluar hetimet rreth këtyre kërcënimeve, të cilat janë bërë ndaj portierit gjerman, raporton BBC

“Ne marrim postimet të kësaj natyre në rrjete sociale shumë seriozisht. Të gjitha do të hetohen”, ka thënë policia në një komunikatë.

“Policia e Merseyside kujton të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale se ofendimet dhe kërcënimet do të hetohen.

Fjalët prekëse të portierit të Liverpoolit: Ende nuk kam fjetur

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, ka reaguar në rrjete sociale pas finales së humbur me Real Madridin.

Nuk kam fjetur deri tani, skenat po qarkullojnë vazhdimisht në kokën time. U kërkoj pafundësisht falje shokëve të skuadrës, tifozëve, dhe të gjithë stafit. E di se i kam kushtuar ekipit me dy gabimet dhe kam zhgënjyer të gjithë”, ka shkruar Karius në Twitter. /Insporti.com

Loris Karius

@LorisKarius

Haven’t really slept until now… the scenes are still running through my head again and again… I’m infinitely sorry to my teammates, for you fans, and for all the staff. I know that I messed it up with the two mistakes and let you all down…

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport