Këshilltarët shqiptarë në kuvendet komunale të komunës Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë aprovuar një deklaratë politike përmes të cilit kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, dhe përfaqësim të interesave të tyre në dialogun Prishtinë-Beograd që pritet të mbahet në Bruksel.

Ky miratim erdhi pas iniciativës qytetare “Lugina do zgjidhje”. Ideatori i kësaj kampanje, Kastriot Saqipi, ka thënë për FaktePlus se kjo inciativë ka marrë përkrahjen e plotë të këshilltarëve komunalë në Bujanoc.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Arritja e kësaj iniciative ka treguar rezultatet e para përshkak se çdo ditë marrim përkrahje nga njerëz të ndryshëm si ata të artit, politikës, dhe më e rëndësishmja është se kemi përkrahje të madhe nga vetë populli në Luginë por edhe në Kosovë! Iniciativa shkoi deri në konsolidimin në Kuvendin e këshillltarëve në Bujanoc dhe miratimin e një Deklarate, prandaj e konsiderojmë se nisma jonë ishte me peshë dhe kishte një ndikim”

Qeveria e Kosovës duhet ta marrë parasysh miratimin e deklaratës dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës.

ideatori i  ‘Lugina do zgjidhje’, tutje vlerëson se Presidenti i Kosovës duhet të reflektojë në Bruksel, shkruan FaktePlus.

“Kërkesat e shqiptarëve të Luginës besoj se do të shtrohen në këtë dialog, sepse deklarata që u miratua  është vullnet politik dhe në normativën e saj përmendet edhe Rezuluta e Kuvendit të Kosovës dhe me këtë Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndjehen të obligueshme për këtë gjë, sepse një dokument i tyre është pjesë e vullnetit tonë poitike. Andaj presim që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Presidenti të reflektojë pozitivisht për këtë”,

Por pavarësisht përkrhajes politike në Luginë, një gjë e tillë nuk po qëndron edhe në Kosovë. Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka deklaruar se për këtë çështje asnjëherë nuk është diskutuar me palën serbe gjatë bisedimeve në Bruksel, shkruan ideatori i iniciativës qytetare ‘Lugina do zgjidhje.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme