Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për familjen Haliti për humbjen e tre anëtarëve që vdiqën në Gjirin e Lalëzit ku dyshohet se u helmuan me ushqim. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dalë me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e rastit. “Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre. Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haziri. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
APA: BE-ja konfirmon non-paperin për ndryshim kufijsh në Ballkan Këshilli i BE-së nuk do që ta publikojë këtë dokument, ngase dalja e tij …