Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lyoni e ka befasuar Manchester Cityn në Etihad Stadium duke e mposhtur me rezultat 2-1. Edhe pse nikoqirët ishin favoritë për ta fituar këtë takim kur kihet parasysh potenciali i lojtarëve që kanë, ishin mysafirët ata që fituan. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Rezultati u zhbllokua në minutën e 26-të me golin e Maxwell Cornet, i cili u asistua nga Nabil Fekir. Pa përfunduar pjesa e parë, mysafirët e shënuan edhe një gol përmes Nabil Fekir (43′). Krejt çfarë bënë lojtarët e Pep Guardiolas në pjesën e dytë ishte një gol i shënuar nga Bernardo Silva (67′). Ndeshja tjetër e Grupit F është zhvilluar ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Hoffenheimit dhe ka përfunduar baras (2-2). Kështu, Lyoni është në krye të grupi me tri pikë dhe ndiqet nga Shakhtari dhe Hoffenheimi me nga një pikë, derisa Manchester City është në fund pa asnjë pikë. Like 0