Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Manchester Unitd ka bërë një ndeshje shumë të madhe ndaj PSG-së, duke fituar 3-1, dhe duke kaluar tutje në çerekfinale. United pa dhjetë lojtarë të ekipit së parë arritën ta përmbysin rezultatin nga ndeshja e par 3-0. Ndeshja filloi praktikisht me gol, pas një gabimi skandaloz, ku përfitoi Romelu Lukaku, i cili e kaloi edhe portierin Gianluigi Buffon për të shënuar për 1-0. Romelu Lukaku , . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images) Në minutën e 11-të barazohet rezultati në 1-1 nga Juan Bernat. Por me kaq nuk u mbyll pjesa e parë. Buffon gaboi rëndë dhe Romelu Lukaku përfitoi për të shënuar për 2-1. Juan Bernat . (Photo by Julian Finney/Getty Images) Pjesa e dytë ishte e qetë deri në momentet e fundit. Di Maria, Bernat e Mbappe provuan të shënojë golin e qetësisë, por pa sukses. Në minutën e 90-të një goditje e bukur e Dalot u ndal me dorë nga Kimpembe dhe gjyqtari Skomina tregoi në pikën e bardhë. Nga penalltia ishte i saktë Rashford për 3-1. Goli Marcus Rashford dhe festa e kualifkimit . (Photo by Julian Finney/Getty Images) Ky gol i dha fitoren dhe kualifikimin Manchester Unitedit, që treguan edhe një herë që fanella e tyre është e rëndë. Like 0