Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Manchester United po planifikon që të godas fuqishëm në afatin kalimtar veror dhe vëmendja është te telentët portugezë. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka në plan t’i japë përparësi të rinjve. Norvegjezi nuk është konfirmuar ende si trajner për sezonin e ardhshëm, por ka urdhëruar stafin e skautëve që t’i shikojë nga afër tre talentë premtues, sipas Mirror . Yjet e ri të Benficas, Joao Felix, tani 19 vjeç dhe Ruben Dias, 21 vjeç, janë dyshja që pëlqehen. Joao Felix . (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images) Po ashtu edhe kapiteni i Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, 24 vjeç, është në listën e kërkuar. Por United përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimet e tyre nga klubet më të mëdha të Evropës, si Juventusi, Barcelona, Real Madrid dhe rivalët lokalë të Manchester Cityt. Ruben Dias . (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images) Djajtë e Kuq kërkojnë që këta lojtarë të blihen për 250 milionë funte (290 milionë euro). Felix ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 32 paraqitje të Benficas në këtë sezon, por 19-vjeçari ka një klauzolë të madhe prej 120 milionë euro në kontratën e tij. Pastaj vjen Dias që vlerësohet deri në 65 milionë euro dhe ka luajtur edhe për Portugalinë. Fernandes i Sporting është më i vjetëri i treshes dhe do t’i kushtonte Unitedit 115 milionë euro që është edhe klauzola e tij e blerjes. Bruno Fernandes. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images) Mesfushori 24-vjeçar ka 24 gola dhe 14 asistime nga 43 paraqitje. Ai ka 11 paraqitje me kombëtaren. Like 0