Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Maqedonia sot (5 maj) voton për Presidentin e ardhshëm të vendit. Ky është rrethi i dytë i votimeve pasi në të parin dështoi votimi si pasojë e interesimit të vogël të qytetarëve për të dal për votime. 1.79% ishte dalja në rrethin e parë, apo 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja, ndarja e votave ishte si në vazhdim: 1. Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave. 2. Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave. 3. Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave. Si në gjithë ciklet tjera zgjedhorë, edhe këtë herë kishte 32811 vota të pavlefshme, apo 4.34% të votave të përgjithshme. Rezultatet e rrethit të parë për President Maqedoni këtë herë zgjedh presidentin e pestë me radhë në procesin e gjashtë zgjedhor. Më herët president të shtetit kanë qenë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit). Sot zgjedhjet mbahen për së pari herë me emrin e ri të shtetit, pas marrëveshjes me Greqinë për riemërimin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni. Shqiptarët në pjesën e dytë të fushatës, pas rrethit të parë, kanë qenë të shënjestruar për t’i bindur që të votojnë për Siljanovska-Davkovan apo Pendarovskin, që garojnë në rrethin e dytë. Rregulli për rrethin e dytë sipas Ligjit për zgjedhjet presidenciale është i qartë. Për t’u zgjedh president duhet që në zgjedhje të dalin të paktën 40% e votuesve, apo 723,252 votues nga Lista zgjedhore që numëron 1,808,131 votues gjithësejt. Rezultatet e para përfundimtare duhet të dalin pas orës 22:00. Ndërsa, gjatë ditës së sotme mbahen edhe zgjedhje lokale edhe në Ohër dhe komunën e Novo Sellës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjuriq: Mbijetesa e Qeverisë Hoti varet nga Lista Serbe Testi i parë i madh për qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti do të …