Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, tha se Njësia Speciale ishte armatosur deri në dhëmbë sot kur zhvilloi operacionin në Veri dhe këtë po e bënë për të trembur serbët.

Djuric tha se “shënjestra kryesore” e aksionit të mëngjesit të sotëm nga Njësia Speciale në Veri të Kosovës ishte komandanti  Zheljko Bojici i rajonit të Policisë së Kosovës.

“Njësitë ROSU bastisën banesën e tij, e kontrolluan, e morën djalin e tij Vasili Bojic në një drejtim të panjohur. U arrestua një punëtor tjetër i SHPK-së në Veri, Rade Basara, i cili punoi në raste të rëndësishme, “tha Djuric për TV Pink, transmeton Gazeta Metro.

Sipas tij, është e gjitha pjesë e skenarit që serbët të kriminalizohen, të shoqërohen me krimet e ndryshme që kanë ndodhur në Veri, përfshirë edhe vrasjet.

Duke folur për aksionin, Djuric tha që filloi rreth orës 5:45 dhe se oficerët e policisë shqiptare ishin të armatosur deri në dhëmbë dhe se ata u larguan nga zona e Mitrovicës e Veriut menjëherë pas orës 6:00.

“Kjo është një përpjekje tjetër për të trembur serbët, për të kriminalizuar, fajësuar dhe t’i nënshtruar ata në shtypje,” tha Djuric.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme