Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët dhe të gjithë ata që përjetuan masakrën në burgun e Dubravës më 1999, sot nga ora 12:00, në hapësirën e këtij burgu mbahet tubim përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre. Tubimi mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në bashkërendim me Këshillin Organizativ të formuar nga ana e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Për masakrën e burgut të Dobravës, e cila ndodhi prej 19 deri më 24 maj 1999, ende nuk dihet numri i saktë i të vrarëve, por dyshohet se u vranë prej 120-150 të burgosur shqiptarë, derisa u plagosën 300 të tjerë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pique: Messi është jashtëtokësor, ‘vrasës’ dhe më i madhi ndonjëherë Talenti i pafund i Lionel Messit vazhdon të mahnisë Gerard Piquen, i cili e …