Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komiteti për menaxhim të pandemisë COVID-19, të enjten propozoi lehtësim të masave anti -COVID, të cilat pritet që sot të miratohen nga Qeveria e Kosovës. Në kuadër të këtyre propozime, është edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 24:00, ndërsa orari i lokaleve të gastronomisë është lejuar deri në 23:00. Gjithashtu u rekomandua që hyrja në Kosovë të jetë me dy vaksina pa pasur nevojë për testin PCR. Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka njoftuar që masat e reja priten të miratohen në mbledhjen e së premtes në Qeveri, ndërkaq në fuqi të hyjnë të shtunën. Latifi, të premten theksoi se situata pandemike është më e qetë kështu që mund të ketë lehtësim të tyre. Mirëpo, sipas tij nëse është e nevojshme brenda natës do ketë ashpërsim të masave. “Nëse ora policore është shtyrë në orën 24:00 ata në restorant mundem me qenë deri në orën 23:00… Në bazë të dhënave që kemi jemi në gjendje t’i zvogëlojmë masat, t’i zbusim pak ato. Por t’iu them edhe njëherë, ne përcjellim gjendjen për çdo ditë, nëse duhet t’i shtojmë prapë masat ne i shtojmë krejt varet prej asaj se çka ngjan me statusin epidemiologjik… Këto miratohen nesër (premte) nga Qeveria dhe ne do vlerësojmë situatën çdo javë nëse duhet t’i ndërrojmë, ne i ndërrojmë edhe brenda natës, por shpresoj që nuk do të kemi nevojë… Masat hyjnë të shtunën në mëngjes”, tha ai. Ndërkaq, deri tani puna e gastronomisë lejohet deri në orën 21:00, ndërsa ora policore nis nga ora 22:00 deri në 05:00. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Në sallën e Kuvendit Komunal në Bujanoc sot u mbajtë Seminar me temën “Stop Ekranizimit” Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit me mbështetje të Missionit të OSBE-së zyra në Bujanoc, …