Hulumtime Vendore MASHTRIMET E KONSUMATORËVE NGA HIPERMARKETET – DËNOHET EDHE “SUPER VIVA” Nga Wikiliks U postua 27/02/2018 6 Min e Lexuar 0 0 176 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Blerjet në hipermarketet e Kosovës po dalin të jenë mashtrim për konsumatorët, të cilëve nëpër rafte të produkteve u ekspozohet një tjetër çmim, por kur shkojnë te arka paguajnë tjetër çmim. Normalisht çmimi tek arka është më i shtrenjtë. E për këtë Inspektorati i Tregut ka gjobitur tri rrjetet më të mëdha të marketeve në Kosovë, ‘ETC’, ‘Viva Fresh Store’ dhe tash së fundi një gjobë të tillë ka marr edhe ‘Super Viva’. Blerjet në hipermarketet e Kosovës po dalin të jenë mashtrim për konsumatorët, të cilëve nëpër rafte të produkteve u ekspozohet një tjetër çmim, por kur shkojnë te arka paguajnë tjetër çmim. Normalisht çmimi tek arka është më i shtrenjtë. E për këtë Inspektorati i Tregut ka gjobitur tri rrjetet më të mëdha të marketeve në Kosovë, ‘ETC’, ‘Viva Fresh Store’ dhe tash së fundi një gjobë të tillë ka marr edhe ‘Super Viva’. Çmimet e prezantuara afër produkteve që janë te vendosura në hipermarketet e mëdha kosovare po dalin të jenë jo të vërteta. Çmimi i prezantuar pranë disa produkteve është më i lirë sesa në fakt paguhet tek arka. Insajderi ka gjetur një seri prej së paku tre markteve të mëdha në Kosovë që tashmë janë dënuar për mashtrim të konsumtarit. Ata mashtrojnë në çmime përkundër faktit se të hyrat e tyre janë multi-milionëshe pikërisht nga paratë e konsumatorëve. Kësisoj dënimet e shtetit prej 1 mijë deri në 2 mijë ndaj tyre janë të ulëta krahasuar me të hyrat e mëdha që realizojnë këto markete. Një prej tyre që së fundmi është dënuar edhe Mustafë Rexhepi, drejtor i subjektit afarist “Super Viva” me njësinë në Prizren në rrugën “William Walker”. Biznesi i tij ka të hyra milionëshe. Por është gjobitur me 2 mijë euro për shkak se ka mashtruar konsumatorët duke vendosur për disa produkte tjetër çmim në raft dhe tjetër çmim tek arka e marketit, shkruan Insajderi. Vendimin për gjobitje të “Super Vivës”, e ka marr Inspektorati i Tregut që funksionin në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, më 29 dhjetor të vitit 2017. Inspektorati i Tregut ka gjetur se dy produkte ushqimore: “Margarinë Vital” dhe “Margarinë Zvijezda”, nuk kanë pasur çmimin e njëjtë si atë të raftit dhe të pagesës. “Margarinë Vital”, kishte çmimin 0.40 euro në raft, por konsumatorët janë mashtruar tek arka, ata janë detyruar që të paguajnë çmimin e këtij produkti në vlerë prej 0.42 euro. Ndërkaq për produktin tjetër, “Margarinë Zvijezda”, konsumatorët e “Super Vivës”, në Prizren, kanë paguar 0.47 euro për këtë produkt edhe pse ai kishte të vendosur në raft çmimin 0.42 euro. Në arkën fiskale konsumatorët kanë paguar 0.05 euro më shumë. Përveç këtij mashtrimi që ka bërë “Super Viva” me çmime të produkteve ata kanë mashtruar konsumatorët duke përdorur dy peshore të cilave ju ka skaduar afati më 3 mars të viti 2017. “Prandaj një veprim i tillë është në kundërshtim neni 9. Paragrafi 3 të Ligjit Nr, 04/L-121 ‘Për Mbrojtjen e Konsumatorit’ 76 pika 1.11 e të po të njëjtit ligj”, thuhet në arsyetimin e Inspektoratit të Tregut, të cilin e ka siguruar Insajderi. Për këto veprime “Super Viva”, është e detyruar që ta paguaj shumën në vlerë prej 2 mijë eurove brenda tetë ditëve prej datës kur e ka pranuar aktvendimin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani gjatë ditës së sotme priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Sh.T. Ilir Boçka Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani gjatë ditës së sotme …