Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani gjatë ditës së sotme priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Sh.T. Ilir Boçka dhe bashkëpunëtorin e tij z. Virgjil Muçi.

Gjatë këtij takimi shumë vëllazëror kryetarja Sinani me ambasadorin Boçka dhe z. Muçi diskutuan problematikat me të cilat po përballen më së shumti qytetarët e komunës së Preshevës tash e sa kohë, siç janë të drejtat Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, njohja e diplomave, tekstet mësimore si dhe integrimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet shtetërore e publike të Serbisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme