Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në orët e para të ditës së premte kanë mbërritur në Shqipëri 121 qytetarët e parë afganë që do të strehohen në Durrës. Në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se në mesin e tyre janë edhe 11 foshnja. Qytetarët afganë janë pritur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, drejtues të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit. “Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale. Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteliere në Durrës”, thuhet në njoftim. Shqipëria ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë përkohësisht, derisa të përpunohen aplikimet e tyre për të emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata që kanë mbërritur sot në Tiranë janë pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave dhe ishin për 20 vjet aleatë të NATO-s dhe forcave perëndimore. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Brnabiq: Zgjidhja për Kosovën është një kompromis midis dy palëve Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha mbrëmë në Berlin se zgjidhja për çështjen e …