Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një ditë më parë në vend u shënua numër rekord i të infektuarve me coronavirus, ku për 24 orë rezultuan pozitivë 1,765 persona. Pas kësaj shifre alarmante, ministri i Shëndetësisë është takuar me përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ku edhe janë pajtuar që të marrin masa të reja anti-COVID. Nga kjo Odë kanë njoftuar se nga data 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, deri më 1 shtator, ndërkaq restorantet e kafeteritë do të punojnë deri në ora 22:30. Sipas njoftimit, po ashtu do të zvogëlohet edhe numri i dasmorëve nëpër dasma, nga 300 sa ishte, në 150 dasmorë. “Masat janë nga data 20.08.2021: Sallat e dasmave deri në ora 22:30, kapaciteti i klientëve 150 të pranishëm. Klubet e natës dhe diskotekat mbyllen deri më 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë etj punojnë deri 22:30”, thuhet në njoftimin e Odës, Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Tutje, bëhet e ditur se “Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike”. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se do të rekrutojnë me procedura sa më të shpejta 1 mijë punonjës shëndetësor në SHSKUK, në IKSHPK, ne inspektorat e vende të tjera. Ai tha se qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe të shtunave dhe do të shtohen ekipet e vaksinimit. Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se janë pajtuar me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shtrëngimin e masave anti-COVID. Në komunikatë thuhet se do të ketë shtim të stafit shëndetësor por edhe me pjesën e inspektorateve në komuna dhe nivelin qendror. Ndryshe, ministria Vitia në konferencën e së martës ka paralajmëruar për sot mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku do të merret vendimi për këto masa, e që do të hyjnë në fuqi nga 20 gushti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nesër pritet të hiqet ora policore në Republikën e Kosovës , zgjatet orari i gastronomisë Raportohet se ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e Kosovës. Do …