Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që sot shkon në vizitë në Serbi do ta ruajnë dhjetëra mijëra policë serbë dhe spekulohet se numri arrin në 7 mijë. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërmarrin masa maksimale të sigurisë, që do sjell edhe ndryshimin e regjimit të trafikut në disa pjesë të Beogradit. Po ashtu spekulohet se në Beograd tashmë kanë arritur rreth 250 pjesëtarë të elitës më të madhe të policisë special dhe mbrojtjes nga afër të presidentit rus. Ata thuhet se po testojnë itinerarin e rrugës në të cilën do të lëviz Putin, vendet e takimeve, aparatet e rregullimit të klimës, ushqimin dhe internetin. Të gjitha pusetat kah do ketë lëvizje do të saldohen, ndërsa snajperë do vendosen në kulmet e ndërtesave më të larta në Beograd. Kundër zbuluesit rus thuhet se do të vijnë me teknologji të avancuar për sulme me dron, që është pajise të cilën Serbia nuk e ka. Në sigurimin e Putinit do të marr pjesë edhe Ushtria e Serbisë. Tre aeroplanë “mig” do të duhet ta përcjellin aeroplanin e president rus nga moment kur ai hyn në hapësirën ajrore të Serbisë, ndërsa deri atëherë në atë do ta mbikëqyrin mbrojtja kundërajrore ruse. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
SHQIPËRIA NË FINALE TË EUROVISIONIT Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e Eurovisionit. Ishte këngëtari Eugent Bushpepa i …