Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Për shpërndarje kanë qenë 89 vota pro, ndërsa 1 kundër dhe 2 abstenime, derisa 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë. Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të Kuvendit, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. I njëjti njoftoi për dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Si pikë e parë e rendit të ditës, ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA, e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nga sot fillon mbulimi i targave të Kosovës dhe Serbisë me stikera Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë, që nga e …