Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Me moton “ Poezia na bashkon” janë mbajtur garat Komunale të recitimit në Bibliotekën “14 Nëntori” në Bujanoc. Pjesëmarrës kanë qenë të gjitha shkollat fillore shqipe në Komunën e Bujanocit me nxënësit e ciklit të ulët dhe të lartë. Për të vlerësuar angazhimin e garuesve të gjithë pjesëmarrësve në garat e recitimit I është ndare mirënjohje për pjesëmarrje në këto gara. Ndërsa fituesit janë vlerrësuar në bazë të vlerësimit nga anëtarët e komisionit: Esra Aqifi, Kadri Aliti dhe Metali Krasniqi. Nga ana e komisionit në fjalë nxënësit janë vlerësuar në këtë mënyrë: Cikli i ulët: Vendin e parë e mori nxënësja e klasës së tretë Liona Haliti nga shkolla fillore “ Muharrem Kadriu” nga fshati Tërnoc. Vendi i dytë i takoi nxënëses Elsa Bektashi nga shkolla fillore “Ali Bektashi” nga Nasalca. Vendin e tretë e mori nxënësja Lea Ismaili nga shkolla fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci. Cikli i lartë: Vendin e parë e mori nxënësi Erjon Sejdiu nga shkolla fillore “ Naim Frashëri” në Bujanoc. Vendin e dytë e ndajnë nxënëses Era Asani nga shkolla fillore “ Naim Frashëri” në Bujanoc, dhe nxënësit Eron Mustafi nga shkolla fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci. Vendin e tretë e ndajnë nxënëset Eriola Bajrami nga shkolla fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci, dhe Rumejsa Jakupi nxënëse e shkollës “Sami Frashëri” nga fshati Llucanë. Në historinë e recitimit të vargjeve dallohen dy drejtime themelore : recitimi poetik dhe ai artistik. Andaj ne gjatë këtyre garave patëm edhe poet të vegjël por edhe artista të cilët I dhanë zë këtij organizimi. Qëllimi i kësaj dite është për të përçuar mesazhin e rëndësisë së leximit tek gjeneratat e reja, përkrahjen e recitimit dhe shpërndarjen e vlerave artistike për fëmijët. Falënderojm gjisecilin nxënës të cdo shkolle dhe secilin mësimdhënës për angazhimin dhe pjesëmarrjen në garat komunale të organizuara nga “Biblioteka 14 Nëntori” në Bujanoc. Me respekt, Kadri Selimi Drejtor në Bibliotekën “14 Nëntori” në Bujanoc. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Danimarka ‘vjedh’ një barazim në minutat e fundit – Kosova me paraqitje të shkëlqyer Kosova ka barazuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndaj një kombëtareje të fortë si Danimarka …