Delegacioni i përfaqësuesve politikë nga Lugina e Preshevës, gjatë javës së kaluar ka qëndruar për vizit zyrtare në SHBA, ku ka zhvilluar takime tejet të rëndësishëm në shtete e bashkuara të Amerikës,ku edhe mediat serbe i kan dhën jehonë vizitës në Amerikë.

Vizita disaditore e lidershipit të Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe.

Të gjitha mediat me frekuenc nacionale por edhe ato lokale raportuan për këtë vizitë, duke e quajtur si provokim të madh ndaj Serbisë, siç e quajn gazetat nga Beogradi, kurse për disa media kjo vizitë ishte misterioze pasi që liderët politik të Luginës u ftuan befas në SHBA dhe njëkohësisht është misterioze pritja nga niveli i lartë i SHBA-së.

Gati se në çdo lajm rreth kësaj vizite potencohet sidomos Kryetari i PVD-së dhe i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Shaip Kamberi, Ragmi Mustafa dhe Ardita Sinani qëndruan në vizitë disaditore në SHBA me ftesë të Kongresit amerikan ku patën takime të shumta. Pas kthimit në vendlindje, kryetari Kamberi deklaroi se zgjidhja për shqiptarët e Luginës së Preshevës është bashkimi me Kosovë.

                    

             

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme