Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një letër e Trumpit që së fundi ua ka dërguar presidentëve, Thaçi dhe Vuçiq, ka rritur zërat për përfshirjen e Amerikës në dialog. Por nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë serbët po kërkojnë që pjesë e negociatave të bëhen edhe Kina e Rusia. Gazeta serbe “Blic” shkruan sot duke u thirrur në “burimet diplomatike”, se Amerika ka tri synime kryesore për përfshirjen në dialog. E para është që ta kapërcejë rolin e BE-së, e dyta zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe e fundit largimi i Rusisë nga loja në Ballkan, transmeton Insajderi. Madje Rusia përmendet si një nga arsyet kryesore edhe për letrën e fundit nga presidenti amerikan. “Është e rëndësishmë që të arrihet një marrëveshje, pasi kjo do të thoshte një hap të madh drejt BE-së për Serbinë, dhe me zgjidhjen e këtij problemi hapet rruga për vazhdimin e integrimit evropian. Kur ndodh kjo, atëherë Amerika do të zvogëlojë ndikimin rus dhe do të hapej rruga për b ashkëpunim në NATO. Ata e dinë se vitin e ardhshëm BE-ja nuk do ta ketë në qendër Ballkanin, pasi mbahen zgjedhjet. Ndryshe Amerika po tenton zbehjen e ndikimit rus”, thonë burimet e gazetës serbe. Ndryshe në letrën e presidentit amerikan, thuhej që Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. /Insajderi.com Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ky është orari i edicionit të ri në grupet e Ligës së Kampionëve, zbulohet data se kur do të jenë përballë Ronaldo dhe Messi Edicioni i ri në Ligën e Kampionëve pritet të jetë i zjarrtë, pasi tanimë …