Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci. Të paktën dhjetë persona mbetën të vdekur dhe rreth 30 u plagosën në një autobus nga në Kosovë që u aksidentua në autostradën A3 pranë Slavonski Brod të Dielën në mëngjes, njoftoi policia Brod-Posavina. Sipas Jutarnji, jozyrtarisht zbulon se kishte dy shoferë në autobus, teksa ata besohet se u ndërruan pasi ndaluan në Zagreb. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit, teksa në aksident ka gjetur vdekjen shoferi tjetër i cili nuk ishte duke vozitur autobusin. Përveç policisë, në vendin e aksidentit janë edhe pjesëtarët e ekipit të zjarrfikësve, dhe ambulanca erdhi disa herë sepse deri në 30 persona u transferuan në spital. Shefi i Policisë rrugore Franjo Galić tregoi detaje, duke thënë se është aksidenti më i rëndë që ka parë në jetën e tij. “Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”. Like 0
Të paktën dhjetë persona mbetën të vdekur dhe rreth 30 u plagosën në një autobus nga në Kosovë që u aksidentua në autostradën A3 pranë Slavonski Brod të Dielën në mëngjes, njoftoi policia Brod-Posavina. Sipas Jutarnji, jozyrtarisht zbulon se kishte dy shoferë në autobus, teksa ata besohet se u ndërruan pasi ndaluan në Zagreb. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit, teksa në aksident ka gjetur vdekjen shoferi tjetër i cili nuk ishte duke vozitur autobusin. Përveç policisë, në vendin e aksidentit janë edhe pjesëtarët e ekipit të zjarrfikësve, dhe ambulanca erdhi disa herë sepse deri në 30 persona u transferuan në spital. Shefi i Policisë rrugore Franjo Galić tregoi detaje, duke thënë se është aksidenti më i rëndë që ka parë në jetën e tij. “Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rriten tensionet Turqi-Greqi Në një valë tensionesh të forta mes Turqisë dhe Greqisë, ndizet nje tjeter konflikt …