Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mirëpritur kancelaren gjermane, Angela Merkel në qytetin hungarez, Sopron për të shënuar 30 vjet nga rënia e Perdes së Hekurt. Orban dhe Merkel janë duke shënuar atë që njihet si “Pikniku Pan-Evropian”, në afërsi të kufirit hungarezo-austrian, përmes së cilit, të paktën 600 gjermanë lindorë kanë kaluar kufirin dhe kanë ikur në Perëndim. Kjo datë kujton ikjen masive të gjermanëve lindorë atëbotë, si pasojë e Murit të Berlinit të krijuar më 1961 andaj ngjarjet e kësaj dite konsiderohen kyçe për vetë rënien e murit tre muaj më vonë. Merkel dhe Orban kanë marrë pjesë në një ceremoni të kishës ekumenike në Sopron. Ata pritet që më vonë të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët. Por pavarësisht pse Orban dhe Merkel janë duke shënuar rënien e ndalesës historike në Evropë, çështja e menaxhimit të kufijve ka tensionuar marrëdhëniet në mes të të dy liderëve. Orban ka qenë kritik i ashpër i vendimit të vitit 2015 të kancelares Merkel për të hapur kufijtë gjermanë për migrantët nga zona e konfliktit në Lindje të Mesme. Takimi i tyre i madh bilateral është zhvilluar në korrik të vitit të kaluar, kur Orban ka vizituar Berlinin për herë të parë në tre vjet. Në atë takim ka pasur edhe situata të sikletshme, pasi Merkel ka akuzuar Orbanin për dështim të respektimit të “njerëzimit” me politikat e tij të ashpra kundër migrimit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kosova merr vendim ia ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarve nga Beogradi Kosova ka marrë vendim që asnjë zyrtari nga Beogradi të mos i japë leje të …