Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot në Zagreb do të mbahet Samiti BE – Ballkan Perëndimor, ku temë kryesore do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë COVID-19. Për shkak të situatës, ky samit nuk do të jetë i zakonshëm, pasi do të mbahet përmes videokonferencës. Kosova aty do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka marrë edhe zyrtarisht ftesën nga organizatorët e Samitit. Ky samit po konsiderohet si moment i veçantë, pasi BE-ja po dëshmon vullnetin politik për të avancuar prospektivën evropiane të Ballkanit, përkundër krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Profesori universitar, si dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, tha për “Zërin” se përfaqësimi i Kosovës në këtë samit është me rëndësi të veçantë, sidomos pas heqjes së vetos nga ana e Spanjës. Ai po ashtu këtë takim e ka quajtur si ngjarje të rëndësishme për gjithë rajonin në kuadër të partneritetit evropian dhe në atë të mbështetjes për menaxhimin e pasojave nga pandemia. Fetoshi për ka folur edhe në lidhje me anashkalimin që i është bërë kryeministrit në detyrë duke i dërguar ftesë presidentit të Kosovës, gjë për të cilën thotë se lidhet me synimet që ka BE-ja për riafirmim të dialogut Kosovë – Serbi. “Ftesa për presidentin Thaçi dhe anashkalimi i kryeministrit në detyrë, Kurti, përveç aspektit që ka të bëjë me legjitimitetin demokratik pas shkarkimit të qeverisë, mendoj se lidhet edhe me synimet e BE-së për ta riafirmuar dialogun Kosovë – Serbi si proces i lehtësuar nga Brukseli”, tha Fetoshi. Në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Fetoshi tha se nuk mund të pritet asgjë në këtë aspekt, të paktën derisa të kalojë kriza me virusin COVID-19. Pritjet për një vendim pro liberalizimit të vizave për Kosovën, sipas tij, mund të jenë vetëm pas 1 korrikut dhe atë nëse tejkalohet kriza me virusin. “Nuk mund të pritet asgjë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Presidenti Thaçi mund të insistojë të lëvizet më shpejt me vendimin, madje mund të përsërisë qëndrimin e tij të njohur kritik, por kjo çështje eventualisht mund të procedohet vetëm gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së prej 1 korrikut dhe atë vetëm nëse tejkalohet së shpejti kriza me COVID-19”, shtoi tutje ai. Siç shprehet njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, ky samit përqendrimin kryesisht do ta ketë në menaxhimin e pasojave nga epidemia, si dhe mbështetjen që do të ofrohet për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Samiti do të jetë kryesisht i fokusuar në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për menaxhimin e pasojave nga pandemia dhe pritet të riafirmojë perspektivën e integrimit evropian të këtyre vendeve, por jo edhe trajtim të çështjeve si liberalizimi i vizave për Kosovën, megjithëse mund të theksohet nga përfaqësues të institucioneve të BE-së ose të shteteve anëtare”, përfundoi Fetoshi. Kurse drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë për “Zërin” se sa i përket Ballkanit Perëndimor ky samit fokus kryesor do ta ketë mbështetjen ekonomike, por edhe do të rikonfirmohet e ardhmja evropiane për vendet e Ballkanit. Ai ka thënë se për Kosovën vijnë dy mesazhe të rëndësishme nga ky samit, ndërsa e ka cilësuar si arritje të rëndësishme pjesëmarrjen e Spanjës, pasi deri tani ky shtet kundërshtonte pjesëmarrjet e Kosovës në nivele të tilla dhe që BE-ja nga ky samit do ta bëjë të qartë se dialogu i vetëm mes Kosovës dhe Serbisë do të udhëhiqet nga BE-ja. “Sa i përket Kosovës, janë dy mesazhe: arritja e rëndësishme diplomatike është pjesëmarrja e Spanjës. Në Samitin e kaluar të vitit 2018 Spanja ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të Kosovës, prandaj pjesëmarrja e Spanjës në këtë Samit është mesazh i rëndësishëm diplomatik për përafrimin e qëndrimeve të Spanjës me pjesën dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së sa i përket pranimit të pavarësisë së Kosovës dhe BE-ja do ta bëjë të qartë që ekziston vetëm një dialog për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai dialog fasilitohet nga BE-ja”. Ai gjithashtu ka thënë se Ballkanit nga ky samit do t’i bëhet thirrje që vëmendja politike duhet të mbetet në reforma evropiane, siç janë sundimi i ligjit dhe reforma e administratës publike. Po ashtu, sipas tij, vend të veçantë në diskutime do të zënë Agjenda e Gjelbër e BE-së dhe përafrimi i Ballkanit me politikat mjedisore të BE-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Novosti: NATO po e trajnon ushtrinë e Kosovës për të marrë nën kontroll veriun SHBA dhe Shqipëria po përpiqen ta përfshijnë Ushtrinë e Kosovës në ushtrimin “Karta Amerikano …