Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Partia për Veprim Demokratik, të marten në mbrëmje ka hapur fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 21 qershorit. Në ketë konventë përuruese, PVD, promovoi 41 kandidatët për Asamble komunale, ndërsa i nominuari për kryetar të komunës, Driton Rexhepi, shpalosi programin zgjedhor, për mandatin 2020 – 2024. Rexhepi, në fjalimin e tij, vlerësoi se qeverisja e udhëhequr nga Shaip Kamberi, ka kthyer dinjitet e nëpërkëmbur nga ish pushteti, ku qëllimshëm detyronin gruan shqiptare që t’I pastrojë rrugët e fshatrave serbe. Ai, për më tepër , premtoi se buxheti për subvencionimin e bujqëve, blegtorëve, bletarëve, bizneseve dhe zanatlinjëve, do të dyfishohet gjatë qeverisjes së ardhshme të udhëhequr nga PVD. I nominuari për kryetar të Komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi, ndër të tjera shtoi se: “Të tjerët motot i marrin nga PVD, sepse ditë të mira vijnë veç me subjektin tonë, gjë që edhe u dëshmua”. Nga ana tjetër, Enver Ramadani, i nominuar për kryetar të Asamblesë komunale të Bujanocit, theksoi se: “Dua të përçojë mesazhin e fitores së madhe që po na pret, fitoren e rinisë, fitoren e burrave e grave të PVD-së”. Shaip Kamberi, kryetar aktual i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit bartës i listës ADSH – “Lugina e Bashkuar”, premtoi se do të jetë zëri i secilit shqiptarë të Luginës në Parlamentin republikan. “Zotohem se do të jem zëri i secilit prej jush, dhe se nuk do të ngurroj së trokituri në deren e secilit institucion për të mirën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës” – tha Kamberi. Kryetari Kamberi për më tepër theksoi se PVD është i vetmi subjekt që gjithnjë ka mbrojtë të drejtat e të gjithë shqiptarëve padallim. Të gjithë të tjerët flasin për milintatë të partive të veta, vetëm Ne, në PVD flasim për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës” – shtoi Kamberi. Tubim promovues e përshëndetën edhe, Dr.Burhan Halili, kryetar i degës së PVD-së në Bujanc, Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë, Ragmi Mustafa, kryetarv i KKSH-së, Fatmir Hasani, deputet popullor dhe Edita Asllani, kandidate për deputete popullore nga lista ADSH “Lugina e Bashkuar”. Megjithate, PVD, hapjen e fushatës zgjedhore e kishte paralajmëruar që t’a mbante në sheshin “Skënderbeu”, por për shkak të reshjeve të shiut, ky eveniment u zhvillua në Restorant “Agimi” në Bujanoc, gjë që, aspak nuk e zbehi pjesëmarrjen e madhe të mbështetësve të saj./PVD/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sinani: Vlerësojmë jashtëzakonisht shtetin Shqiptar dhe Ministrin Cakajpër mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës Vlerësojmë jashtëzakonisht interesimin e shtetit Shqiptar e sidomos të Ministrit në detyrë për Evropën …