Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas arrestimeve të fundit të disa srbëve të dyshuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, njëri prej tyre, Milan Radojiçiq, po sfidon edhe autoritetet ligjzbatuese. Numri dy i Listës Serbe, Milan Radojiçiq ka shkruar se njësitet speciale të Policisë së Kosovës kërkuan “ta vrasin” të premten në mëngjes gjatë operacionit për arrestimin e katër personave, të dyshuar si autorë të ekzekutimit mafioz. “Nuk kam qenë shoku më i afërt i Ivanoviqit por nuk jam vrasës dhe nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e tij”, ka shkruar ai. Nënkryetari i Listës Serbe e ka quajtur “kriminal” aksionin e Policisë së Kosovës, ndërsa thekson se është përdorur forca edhe pse serbët po mbrojnë dinjitetin e tyre. “Aksioni i fundit kriminal i Policisë dhe i pjesëtarëve të sigurimit privat famëkeq të terroristëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut ishte demonstrim i forcës ndaj çdo serbi që ka vendosur ta mbrojë dinjitetin dhe të drejtën e vet për jetë”, shtoi ai Ai tregoi se policia i ka shkuar në banesën ku jeton bashkë me gruan dhe fëmijët. “Erdhën tek unë në banesë ku jetoj me gruan dhe fëmijët, të armatosur deri në dhëmbë, me të vetmin qëllim, që të më vrasin. Dhe për këtë kam dëshmi të qarta”, thekson më tej serbi. Gjithashtu në fund ai ka deklaruar në formë të prerë se nuk ka ndërmend të dorëzohet, sepse sipas tij, atë nuk e lidh asgjë me vrasjen e politikanit serb. Milan Radojiçiq është në kërkim nga policia e Kosovës lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Gjatë së premtes lidhur me këtë rast u arrestuan tre persona, ndërsa një i katërt për rezistimin ndaj policisë. shkruan /insajder/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
DOLËN DOKUMENTET SHQETËSUESE NGA QEVERIA BRITANIKE Nëse ndodh Brexiti pa marrëveshje me BE, mund të ndodh “Armagedon” për Ishullin. Porti …