Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Sipas dokumentit të nënshkruar, kjo do të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Në konferencën e përbashkët për media, zyrtarët amerikanët kanë premtuar mbi 1 miliard dollarë investime për projektin e “Autostradës së paqes”, hekurudhave dhe Qendrës së Skijimit në Brezovicë. Emisari Grenell ka thënë se ardhja e tyre në Prishtinë është provë e përkushtimit për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk do të ishim këtu po të mos ishte presidenti Trump. Edhe një herë presidenti na tha: ‘Tash shkoni ta zbatoni atë që u nënshkrua në Washington’. Ai është person me orientim të drejtpërdrejtë kah veprimi”, ka thënë Grenell. Sa u përket kritikave për marrëveshjen e Washingtonit, Grenell ka shtuar se nuk u jep shumë rëndësi deklaratave të politikanëve. “Fakt është që marrëveshja flet vetë, zbatimi është duke ardhur. Dua t’iu flas njerëzve që nuk janë të politizuar, atyre që kanë vështirësi t’i paguajnë faturat apo ata që kanë braktisur vendin. Ata duhet të flasin, ata duhet të dëgjohen. Kapja e debatit nga politikanët ka shkaktuar vështirësi. Bizneset amerikane dhe ato evropiane janë të frustruara që nuk po mund të ecin përtej betejës tipike politike”, ka theksuar Grenell. Sipas tij, brenda 30 ditëve Departamenti Amerikan i Energjisë do ta realizojë një studim fizibiliteti për të hulumtuar resurset e Kosovës në funksion të krijimit të vendeve të punës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD: REAGIM LIDHUR ME KEQPËRDORIMIN E MJETEVE TË INFORMIMIT PUBLIK NGA PUSHTETI LOKAL I KOMUNËS SË PRESHEVËS REAGIM LIDHUR ME KEQPËRDORIMIN E MJETEVE TË INFORMIMIT PUBLIK NGA PUSHTETI LOKAL I KOMUNËS …