Në Bujanoc sot ka qëndruar për vizitë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinorë dhe Infrastrukturës pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës Liburn Aliu.

Ministri Kosovar ka premtuar sot përkushtimin e instutucioneve të Prishtinës zyrtare drejt avancimit të pozitës së shqiptarëve të Luginës.
“Ne jemi angazhuar dhe po përpiqemi vazhdimisht që çështja e Luginës të jetë pjesë e të gjitha agjendave ndërkombëtare, përfshirë edhe ate të Brukselit”, theksoi Aliu.

Këto komente, ministri Aliu i bëri pas një takimi në Bujanoc me kryetarin e komunës, Nagip Arifi.

“Shqiptarët e këtushëm duhet të realizojnë të drejta të garantuara, përfshirë edhe përfaqësimin adekuat në instancat shtetëtore duke pasur madje edhe vende të rezervuara në parlament”, tha Aliu.

Duke folur për çështje të infrastrukturës, ministri Aliu tha se gjërat do të ndryshojnë pas parashikimit të dy milionë eurove në buxhetin për Luginën ndërsa u zotua se kjo shifër do të rritet në të ardhmen.
Kryetari Arifi, në fillim falenderoi Aliun për gjetjen e zgjidhjes për transportuesit nga Lugina në Kosovë por njëkohësisht ripërsëriti kërkesën për shfuqizimin e masave për hyrje në Kosovë nga ana e qeverisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme