Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipëris, z.Gent Cakaj mbështet projektin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë “Lajmëro Pasivizimin” që ka filluar me grumbullimin e te dhënave mbi pasivizimin e adresave në Luginë të Preshevës. Ky është shkrimi i plotë i Ministrit Cakaj: Këshilli Kombëtar Shqiptar këto ditë ka ndërmarrë një fushatë jashtëzakonisht të vyer për mbledhjen e të dhënave personale për gjithë shqiptarët me adresa të pasivizuara në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë 🇦🇱. Për këtë arsye, veçanërisht këto ditë kemi ruajtur komunikim të ngushtë me Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e kësaj nisme. Dokumentimi i saktë i adresave të pasivizuara është parakusht për trajtimin e këtij procesi krejtësisht arbitrar dhe diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës. Ndaj, ju lutemi të gjithë qytetarëve të cilëve u janë pasivizuar adresat, të paraqesin rastet e tyre pranë zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc e Medvegjë. Ne do vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me veprime konkrete politike, institucionale dhe diplomatike për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës 🤝! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD Dega në Preshevë ftonë publikisht PDSH dhe LRPDSH për krijimin e një shumice të re qeverisëse në Preshevë Partia për Veprim Demokratik, gjatë ditës së sotme mbajti mbledhje me grupin e këshilltarëve …