Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot një delegacion i Aleancës për Luginën u pritë nga Ministri i jashtëm shqiptar Sh.T. z. Igli Hasani me të cilin janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë shqipëtarët e Luginës së Preshevës. Kumtesa e plotë nga AL pas takimit me ministrin Hasani: Sot në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, u mirëpritëm nga Ministri Sh.T. z. Igli Hasani dhe bashkëpuntorët e tij, z. Kastriot Robo dhe z. Arben Doci. Në takim, theks të veçant kishin problematikat e Shqiptarëve të Luginës për të cilat ministrin e njoftuam hollësisht. Pasivizimi i adresave, papunësia enorme, mosnjohja e diplomave, problemet në fushën e arsimit, mungesa e informimit shqip, militarizimi i rajonit, ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare, diskriminimi në përfaqësimin në institucione shtetërore që operojnë në nivelin lokal si në gjykatë, prokurori, shëndetësi, polici, dogana etj. ishin pikat me të cilat elaboruam brengat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ministrin dhe bashkëpuntorët e tij, poashtu i informuam se mungesa e unitetit të faktorit politik shqiptarë po thellon problemet duke shkaktuar polarizime të paarsyeshme (pjesmarrja në zgjedhje parlamentare, krizat institucionale në nivel lokal, etj) por mbi të gjitha po pamundëson hartimin e një strategjie të përbashkët për zgjidhjen e problemeve. Aleanca për Luginën, në mes tjerash, në këtë takim shtroi edhe disa kërkesa ndaj Ministrisë: – Hapja e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Preshevë. – Mundësinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për shqiptarët e Luginës së Preshevës. – Shqyrtimi i sigurimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciale në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë deri në ndërtimin dhe funksionalizimin e një spitali në Luginë. – Mbështetjen e vazhdueshme për studentët me kuota, bursa dhe akomodim. – Përfshirja e Luginës së Preshevës në linjë të veçantë buxhetore, për projekte dhe iniciativa të mirëmenduara që sjellin dobi konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës. Aleanca për Luginën mori mbështetjen e plotë të Ministrit që në periudhën vijuese në koordinim dhe bashkëpunim të mirëfilltë dhe të drejtpërdrejtë përmes takimeve edhe më të shpeshta të konkretizojmë hapat e veprimit politik të mëtutjeshëm në zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafa para Delegacionit nga Komiteti i Helsinikit thot pozita e shqipëtarve në Luginën e Preshevës ka degraduar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Ragmi Mustafa ka pritur sot një Delegacion nga …