Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nuk është në rend dite asnjë votim rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës Didier Reynders, duke iu përgjigjur interesimit të deputetes belge Gwenaëlle Grovonius se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për kosovarët, transmeton Koha.net. Përgjigja e Reyndersit ka qenë ajo që tashmë që e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës por që nuk po duan ta pranojnë disa nga zyrtarët e saj të cilët ende po shohin ëndrra se liberalizimi i vizave do të ndodhë sivjet. Kështu Reynders me përgjigjen e vet i ka këputur dilemat ose shpresat për këtë: “Aktualisht nuk është në rend dite asnjë votim në nivel të Këshillit pasi që asnjë shumicë e kualifikuar vendesh ende nuk e ka sqaruar tërësisht këtë çështje. Gjasat që ky votim të ndodhë para vitit 2019 janë shumë të vogla”, ka thënë ai. Reynders ka folur edhe për qëndrimin e Belgjikës lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë. “Belgjika tashmë në forume të ndryshme e ka mbështetur politikisht liberalizimin e vizave për Kosovën pasi, nga njëra anë, fjala është për shtetin e fundit të Ballkanit pa të drejtë lëvizjeje të lirë, e nga ana tjetër liberalizimi është objektiv i rëndësishëm për këtë vend e popullin e tij, por duke mos harruar se ky objektiv është po ashtu edhe pjesë e kuadrit të përgjithshëm të politikës evropiane në Ballkan. Kjo me kushtin që të përmbushen kriteret e përcaktuara me udhërrëfyesin ”, ka përfunduar ai përgjigjen Reynders, transmeton Koha.net. Në pyetjen e vet deputetja Grovonius ka përkujtuar se Kosova ka miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi si njërin nga kushtet kryesore të BE –së për liberalizmin vizash. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Beteja e ‘shefave’ për kufijtë Ideja e shefit të shtetit, Hashim Thaçi, për “korrigjimin” e kufijve me Serbinë ka …