Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës 😊🙏! Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit. Funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë. Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike. Kjo masë financiare është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon në veçanti. Mbeshtetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e indetitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës 😉! Përqafime për gjithë Luginën e Preshevës 🤝! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari i KKSH-ës Ragmi Mustafa i kundër pergjigjet Ministrit Ruzhiq, ne nuk i nënshtrohemi presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve “As sot, as Nesër” NË VEND SE TA SULMOJË KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR PËR T’U DUKUR PATRIOT NË SERBI, …