Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se MPB dhe Policia e Kosovës po e mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, raporton Express Sveçla ka njoftuar në Facebook se MPB nga nxjerrë vendim që obligon me targa të përkohshme të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe Hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. “Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare”, ka shkruar Sveçla. Sveçla ka shtuar se nga data 15 shtator, nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe se të vetmet targa ligjore janë ato “RKS”. “Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”. Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”, ka shkruar Sveçla. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reuters: Shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, një ide që ndan Ballkanin Pas ditësh të tëra diskutimesh, debatesh e akuzash, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe …