Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjatë vizitës së sotme në Preshevë Ministrja Nagavci dhe kabineti qeveritar vizitën e dytë e kishin tek Shoqata “Drejtoria për Inkluzion” e personave me nevoja të veçanta në Preshevë. Kjo shoqatë ishte përfituese e grantit qeveritar të Republikës së Kosovës për organizatat jo qeveritare me projektin për ruajtjen dhe përmirësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta në aspektin e arsimimit, rehabilitimit dhe gjithëpërfshirjes. Fëmijëve me nevoja të veçanta nga komuna e Preshevës, nëpërmjet këtij projekti do t’u mundësohet të kenë nga një përcjellës për të ndjekur mësimnxënien në shkollim parashkollor dhe shkollor. Projekt ky, me të cilin Shoqata “Drejtoria për Inkluzion” dhe koordinatori i saj, Shkëlzen Limani do t’u mundësojnë fëmijëve me nevoja të veçanta nga komuna e Preshevës të ndihen të barabartë në arsimim e edukim. Në ambientet e shoqatës u bë edhe promovimi i librit për fëmijë, të poetes e shkrimtares Preshevare, Afërdita Salihu. Ky libër i poetes e shkrimtares Afërdita Salihu, me tregime e përralla për fëmijë është mbështetur nga granti qeveritar për OJQ, Shoqata e nisma individuale për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar. Foto nga takimi 👇 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale është …