Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefja e diplomacisë në largim e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini i ka bërë thirrje BE që ta mbajë fuqishëm praninë e Ballkanit Perëndimor me qëllim të realizimit të interesit të qartë të futjes së gjithë Ballkanit në BE. “Jam e bindur, se nëse nuk e bëjmë këtë, do të pendohemi vetëm pas disa vjetëve”, ka thënë Frederica Mogherini, transmetojnë mediet nga Brukseli. Në adresimin e saj në konferencën vjetore të ambasadorëve të BE në Bruksel, ajo ka vlerësuar se hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE është çështja e bashkimit të sërishëm të gjithë kontinentit evropian dhe se kjo është e nevojshme si për Ballkanin ashtu edhe për BE. “Kemi interes të qartë të fusim gjithë Ballkanin në BE. Të gjithë e dimë se ky është proces i gjatë, i komplikuar dhe gjithmonë interesant i cili do të kërkojë mjaftë kohë, zgjidhje të problemeve dhe shumë përkushtime politike nga të gjitha anët dhe vendosmëri”, ka thënë Mogherini. Ajo ka theksuar shembullin e zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë Veriore, duke vlerësuar se kjo është arritur me angazhim të Athinës dhe Shkupit me përkrahje konstante dhe inkurajim të BE. “Njësoj vlen për gjithë Ballkanin. Do të na nevojitet guxim, liderizëm dhe këmbëngulje, si dhe që atje të mbajmë prani konstante dhe të fuqishme, që do të thotë në mënyrë të përditshme”, ka theksuar përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pesë dietat më të mira për diabetikët Ushqimi për personat e prekur nga diabeti duhet të jetë jashtëzakonisht i shëndetshëm. Nëse …