Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vazhdojnë të kenë vështirësi për t’u çasur e punësuar në institucionet shtetërore, kjo për shkak të mos njohjes së diplomave të Kosovës, nga autoritetet Serbe. Presheva, Bujanoci e Medvegja janë tri komuna me shqiptarë që gjenden në territorin e Serbisë, që ndryshe njihen edhe si Lugina e Preshevës. Për dallim nga Presheva e Bujanoci ku shqiptarët janë shumicë, në komunën e Medvegjës kanë mbetur pak shqiptarë të cilët kanë probleme të mëdha sidomos me fshirjen e tyre nga listat e regjistrimit si banorë të saj. Diskriminimin e vazhdueshëm që ua bëjnë institucionet serbe këtyre tri komunave po u pamundëson të rinjve që të mos punësohen edhe në institucione shtetërore, për shkak të mos njohjes së diplomave të Kosovës në Serbi. Ndonëse marrëveshjet e nënshkruara për njohjen e diplomave reciproke në Bruksel nuk po respektohen dhe për këtë më së shumti po pësojnë të rinjtë nga Lugina. Një organizatë me shkurtesë SPARK e cila kishte hapur zyrat në dy degë në Kosovë dhe Serbi u mundësonte vetëm aplikim për nostrifikimin e diplomave, mirëpo ishte mbyllur brenda një kohe të shkurtër. Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc thotë se mosnjohja e diplomave të Kosovës në Serbi për shqiptarët nga Lugina e Preshevës është shqetësim i madh. ‘’Marrëveshja e Brukselit është e paraparë që të njihen diplomat por nga ai proces nuk është njohur nga Serbia, që për shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjegjësisht studentët që aplikojnë për punë, është shqetësim i madh’’,tha ai. Tutje ai shtoj se Marrëveshja e Washingtonit nëse zbatohet do të ishte mundësi e mirë për të rinjtë që përfundojnë studimet në Kosovë, ku thotë që për këtë ai i është adresuar edhe në Ambasadën në Beograd dhe OSBE, Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë e atë të Kosovës. ‘’Kam adresuar në Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë në lidhje me mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi, kam adresuar edhe Ambasadën në Beograd, OSBE-në, edhe në pakicat kombëtare, duke u treguar se Këshilli Kombëtarë bëhet në urdhrat e juaja, mirëpo vetëm telefonata kam marrë, por nëse marrëveshja e Washingtonit fillon së zbatuari do të ishte mundësi e mirë për rinjtë e Luginës së Preshevës’’, tha ai. Në marrëveshjen e Washingtonit pika e 6 dhe e 12 përshkruan që të njihen certifikatat dhe diplomat e të dyja shteteve. Belgzim Kamberi kryetar nga Këshilli për Drejtat e Njeriut në Preshevë e quan shkelje e të drejtave të njeriut mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi. ‘’E para do të thotë diskriminim mbi baza politike dhe e dyta është moszbatimi i marrëveshjes të cilat i ka pranuar dhe miratuar autoriteti serb pra të marrëveshjes ndërkombëtare çoftë ajo e Brukselit apo e Washingtonit dhe kjo është shkelje e të drejtave të njeriut në kuptimin e të drejtës së njerëzve për të njohur arsimimin dhe qasjen në arsim’’. Ndërsa në kontaktin me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Serbisë në Beograd në lidhje me mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi, përkatësisht me marrëveshjen e Washingtonit kanë adresuar në kontaktin me Agjencinë e Kualifikimeve të Beogradit të cilët vetëm kanë treguar se me çka merret ajo ndërsa nuk janë deklaruar në përgjigjen e pyetjes së parashtruar. “Agjencia për Kualifikime, dmth ENIC / NARIC si pjesë organizative e të njëjtave merret me njohjen e dokumenteve të huaja të shkollës dhe arsimit të lartë në përputhje me Ligjin mbi Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve të Republikës së Serbisë (“Gazeta Zyrtare e RS” Nr. . 27/2018 dhe 6/20) dhe Ligji mbi arsimin e lartë (“Gazeta Zyrtare e RS”, Nr. 88/17, 27/18 – ligje të tjera, 73/18, 67/19 dhe 6/20 – ligje të tjera ), megjithatë, subjekt i kësaj njohje janë ekskluzivisht dokumentet e huaja shkollore zyrtare dhe arsimi i lartë. Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vazhdojnë studimet në Universitet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa një numër shumë vogël vazhdojnë studimet në Universitetet e Serbisë, dhe për këtë në mbarim të studimeve ndjehen të pasigurtë për të vazhduar rrugëtimin e tyre, por vazhdimisht kanë shpresë që të zgjidhet ky problem. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Veseli fton përfaqësuesit e pushtetit që të ndalin punësimet politike Kryetari i Kuvendit Kosovës, Kadri Veseli, sot, në konferencën e projektit të Ambasadës Britanike …