Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ekzistojnë vetëm tri opsione. Ai thotë se propozimi i djeshëm që ka dalur nga një non-paper është opsioni më i keq i mundshëm. “Në tavolinën e bisedimeve me Serbinë janë vetëm tri opsione. E para është që të vazhdohet kjo gjendje. Kështu janë të kënaqur shumë persona këtu. Neve na kanë qeshur kur kërkonim bashkim pasi thonin se statusi nuk është i zgjidhur. Por ne nuk kemi probleme teknike me Serbinë por politike. Pavarësia është arritje e madhe. Problemet teknike kryhen pasi përfundohen problemet politike. Ato përfundojnë mes dy shteteve”, ka thënë ai. “Ripërcaktimi i kufijve, ne i themi si ripërcaktim Lëvizja për Bashkim. Tjetra është Asocacioni. Ka disa ngjyra dhe mosbesim kështu në status-quo. Besoj që të gjitha partitë e dojnë këtë pasi nuk guxojnë të sjellin dicka të re. Me këtë koncept e kemi Serbinë brenda në Kosovë. Ky nonpaperi i djeshit është opsioni më i keq për Kosovën. Jep autonomi për Serbinë në Kosovë dhe humb kontrollin për një pjesë të territorit”, përfundoi ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Çedomir Jovanoviq bën shqiponjën në Beograd Politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq, ka kritikuar politikën dhe shoqërinë serbe, se e kanë …