Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rruga e lodhshme drejt opcionit të vetëm – ripërcaktimit të kufijve ka shkruar Valon Murati. Nën dritën e vazhdimit të bisedimeve edhe me kryeministrin e ri, qasja ndaj dialogut duket se do jetë e njëjta. Favorizohet status-quoja nga pala kosovare, por asociacioni/autonomia serbe janë opsioni momental i ndërkombëtarëve. Presioni do të jetë në atë drejtim. Në çfarëdo varianti si status quoja ashtu edhe opsioni i asociacionit/autonomisë e godasin rëndë funksionalitetin e shtetit tonë. Në këto rrethana duket se te zgjidhja finale do shkojmë përmes rrugës së gjatë e të rëndë për Kosovën: vazhdimin e status quos apo përpjekjeve për implementimin dhe “funksionalizimin” e asociacionit/autonomisë serbe në Kosovë. Te dyjat do jenë të lodhshme për shoqërinë tonë e do tëna humbin shumë energji dhe konflikte të brendshme politike. Opsioni i dytë do të dështojë në implementim. Dhe kjo do hap rrugën për opsionin e vetëm të drejtë (por jo të lehtë), atë të ripërcaktimit të kufijve. Po pse ripërcaktimi i kufijve për dallim nga vazhdimi i status-quos apo varianteve asociacion/autonomi është i duhuri? Kjo sepse: 1. Trajton dhe zgjidh problemin e Kosovës Lindore dhe të shqiptarëve atje. 2. E largon përfundimisht Serbinë nga Kosova (dhe nga beteja e brendshme politike). 3. Është i vetmi opsion që Kosovën e bën plotësisht funksionale edhe pa njohje nga Serbia. 4. E hap rrugën për bashkim me Shqipërinë, nëse për këtë ka vullnet. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari Konjufca ia dorëzon detyrën presidentes Osmani Kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kosovës, …