Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kundërthënie mes ish-ushtarëve të UÇPMB-së të cilët protestuan dje për të marrë statusin e veteranit të luftës. Derisa ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu thotë se ata që protestuan janë vetëm profitera, Kryetari i OVL-së në Bujanoc thotë se ata që kanë aplikuar janë pajisur me statusin e veteranit. Të martën para Qeverisë së Kosovës protestuan disa ish-ushtarë të UÇPMB-së, të cilëve nuk u është njohur statusi i veteranit të luftës. Njëri nga veteranët ka thënë se fajtor për mos marrjen e këtij statusi, është ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu. Mirëpo, Musliu bëri të ditur se nuk nënshkruan për, siç tha ai, profitera, përderisa bëri thirrje, se kujtdo që i është mohuar statusi i veteranit duhet t’i drejtohet OVL-së në Bujanoc. “Le të drejtohen aty ku është vendi. Sigurisht se do të pajisen me statusin e veteranit sepse nuk varet nga unë. Unë e di që jo njëqind, po janë njëmijë djem të mirë që nuk e kanë statusin e veteranit, por jo si ata profitarët që kanë dalë [në protesta]. E them haptazi se Shefket Musliu nuk jep nënshkrim për profiterat, dezertorët”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shefket Musliu, përcjell Telegrafi Në anën tjetër kryetari i OVL-së në Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu, thotë se ata që i janë drejtuar OVL-së kanë marrë statusin e veteranit. Ai shtoi se ka raste që kanë tentuar të bëjnë keqpërdorime më këto statuse. “Si organizatë veprojmë në Bujanoc. Çdokush që ka sjellë dokument, ka aplikuar te organizata e Veteranëve të Luftës është i pajisur me statusin e veteranit. Në atë dokument shihet edhe nënshkrimi i Kryetarit të OVL-së dhe Komandantit të Përgjithshëm të UÇPMB-së. Të gjithë ata që janë munduar që përmes mënyrave tjera të marrin statusin e veteranit, kanë dështuar”, tha Bejtullahu. Në protestën e së martës u tha se janë mbi 100 ish- ushtarë që nuk po i njihet statusi. /RTV Dukagjini Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Serbia nuk e ka më komoditetin e shmangies nga marrëveshja me Kosovën Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ftuar në”Këndi i Debatit” deklaroi …