Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka folur për “Bota sot” rreth kërkesës së bërë ndaj shefes së BE-së Federica Mogherini, presidentit Thaçi, udhëheqësve të dialogut Limaj dhe Ahmetiti për përfshirjen e Luginës Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi. “Po siç tani më dihet në një iniciativë të përbashkët me kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe Deputeti popullor, Shaip Kamberi dhe Fatmir Hasani, me datën 05.01.2019 iu kemi drejtuar me kërkesë Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini , Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkdrejtuesve të delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti për përfshirjen e Luginës Preshevës ne dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë ai për “Bota sot”. Ai ka sqaruar se, me përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e dialogut synohet arritja e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme nga e cila zgjidhen problemet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. “Përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme. Përfshirja dhe trajtimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut është nevojë për paqen afatgjate dhe midis popujve në Ballkanin Perëndimor. Si mundësi edhe e zgjidhjes së problemeve jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. E rëndësishme se kjo ka mbërritur në adresat e duhura dhe në prononcimet publike kanë konfirmuar trajtimin e Luginë së Preshevës në kontestin midis Kosovës dhe Serbisë” . Për më tepër, ai pret nga dialogu të merret parasysh vullneti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës me 14 Korrik të 2018 ka nxjerr Deklaratën Politike me të cilën kërkohet nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti i Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të parashtruara me dokumentet përkatëse si Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992 ku shqiptarët e Luginës kanë shprehur vullnetin për autonomi territoriale-politike me të drejt bashkimi me Kosovën. Ajo që presim nga këto bisedime është të merret parasysh vullneti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë ai. Kryetari Mustafa është i bindur që në Bruksel do të trajtohet edhe Lugina e Preshevës. “Ne në vazhdimësi do jemi në dispozicion të ofrojmë ndihmën tonë të nevojshme çdoherë që na kërkohet. Dhe besojmë që nuk do jetë e nevojshme që të vazhdojmë të kërkojmë sepse presim që një gjë e tille do qartësohet shumë shpejt. Po jam i bindur që në Bruksel do të trajtohet edhe Lugina e Preshevës”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shqiprim Arifi e shan me nënë plakun e moshuar Ramiz Zeneli apo siç e njohim të gjithë sikur plaku që përkujdeset për vendin ku …