Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka drejtuar kritika ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani për bojkotim të bashkërenditur mes tyre sa i përket mosudhëheqjes së seancës së Kuvendit nga nënkryetarja e LDK’së dhe refuzimit për t’ia dorëzuar detyrën e Kryeministrit Avdullah Hotit nga ish-kryeministri Kurti. Mustafa ka shkruar në Facebook se bojkotimi i bashkërenditur i seancës nga Osmani dhe Kurti nuk iu bëri punë. “Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë. E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm”, ka shkruar Mustafa. Kreu i LDK’së, ka thënë po ashtu se deklarata e Kurtit që nuk ia dorëzon detyrën atij që e ka shkarkuar është e ulët. “Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve”, ka thënë Mustafa. Ai tutje ka thënë se pamja e sotme kur Hoti mori detyrën e Kryeministrit vetëm me ceremoninë e nderit të FSK’së tregoi se para tij nuk kishte kryeministër. “Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”, ka shkruar kryetari i LDK’së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dialogu Kosovë-Serbi, shqiptaro-amerikanët me letër i drejtohen Trumpit Koalicioni i Organizatave Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një …