Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq se dëshiron paqe edhe në Bujanoc, para vizitës së paralajmëruar në këtë qytet. “Paqja nuk ndërtohet duke bërë politika selektive dhe duke u sjellur sikurse nuk ekzistojnë shqiptarët dhe joserbët e tjerë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”, ka theksuar Mustafa duke shtuar se si njeriu më i pushtetshëm në Serbi, Vuçiqi ka edhe përgjegjësinë më të madhe për mungesën e paqes. Postimi i plotë i Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa në Facebook: “Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq paska deklaruar së fundi se dëshiron paqe, edhe në Bujanoc. Ky është synimi i gjithëve. Por, paqja nuk ndërtohet duke bërë politika selektive dhe duke u sjellur sikurse nuk ekzistojnë shqiptarët dhe joserbët e tjerë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Si njeriu më i pushtetshëm në Serbi, Presidenti ka edhe përgjegjësinë më të madhe për mungesën e paqes. Mundësitë dhe detyrimet i ka në tavolinë në Beograd. Tri marrëveshje të firmosura nga shteti me përfaqësuesit e Luginës, me prani ndërkombëtare, nuk janë realizuar as për së afërmi. Kjo mungesë vullneti politik i Serbisë shtetërore dhe diskursi selektiv i Presidentit Vuçiq dëshmon pikërisht se nuk ka realisht interesim për paqe. Prandaj është e domosdoshme që përpjekja të zhvendoset në tavolinën e Brukselit.” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Londra dhe Berlini: Sulmet në rafineritë saudite kërkojnë përgjigje ndërkombëtare Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ranë dakord se duhet të …