Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa i ka reaguar Marko Gjuriqit, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili tha se “serbët në Kosovë janë grupi etnik më i persekutuar në Evropë”. Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të dëshironte që shqiptarët në Luginë të Preshevës t’i kenë të drejtat e serbëve në Kosovë. “Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, z. Marko Gjuriq, paska deklaruar se ‘serbët në Kosovë janë grupi etnik më i persekutuar në Evropë’. Unë jam gati ta marrë përgjegjësinë për t’i shndërruar shqiptarët e Luginës së Preshevës si ‘më të persekutuarit në Evropë’ sipas standardeve të z. Gjuriq, duke e firmosur dokumentin me atë dhe me shefin e tij, që garanton të drejtat e njëjta kushtetuese dhe ligjore për shqiptarët në Serbi, sikurse ato të serbëve në Kosovë. Si i persekutuar i vërtetë që jam, orën dhe vendin e firmosjes së dokumentit ua lë natyrisht atyre”, ka shkruar Mustafa. Shqiptarët në Luginë të Preshevës po ballafaqohen me cenim edhe të drejtës për të jetuar në tokat e tyre. Ka kohë që atyre edhe u fshihen adresat e vendbanimeve dhe me këtë rast, humbin edhe të drejtën për nxjerrjen e dokumenteve personale. Në Kosovë, serbët dhe komunitetet tjera joshumicë, ndër të tjera kanë edhe vende të rezervuara në Kuvend. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Izraeli me sulme të reja kundër Hamasit Izraeli sulmoi caqe të Hamasit në Rripin e Gazës, disa orë pasi një raketë …