Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa pas takimit që pati sot me përfaqësuesit e Qeveris nga ministrja e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale Darija Kisić, Mirsad Đerlek, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ndërtimit, Transportit. dhe Infrastrukturës si dhe Ministrja për të drejtat e pakicave Goedana Comic, tha se Implementimi i planit 7 pikësh eshtë i domosdoshëm. Ky është njoftimi i plotë i z.Mustafa Pas një pune të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar për hulumtimin e të dhënat rreth përfshirjes së shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, sot të njëjta i paraqitëm edhe para ministrive përkatëse, e ambasadorit të OSBE, z.Jan Braathu. Gjatë raundit të dytë të takimeve rreth implementimit të planit 7 pikësh, së bashku me kryetaren e komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi e kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, z. Enver Ramadani temë diskutimi me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Social, atë të Drejtësisë, Ministrinë e Punës, Punësimit, Qëndrimit e Ndihmës Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë e Ministrisë së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës folëm rreth integrimit/përfshirjes dhe punësimit të shqiptarëve nëpër institucionet republikane që veprojnë në nivel lokal e të qarkut. Sot kemi më pak polic më pak gjykatës, asnjë prokuror se një dekadë më parë. Sot vazhdojmë të kemi diku shumë pak e diku aspak të përfshirë e të punësuar shqiptar nëpër institucionet si: Kadastër, Banjën e Bujanocit e atë të Sijarinës, në spitalin e Vranjës, Shtëpinë e shëndetit në Medvegjë. Sot vazhdojmë të mos kemi drejtor shqiptar që udhëheqin Shtëpitë e Shëndetit në Bujanoc e Preshevë, e nuk kemi asnjë prokuror shqiptar. Për secilin institucion kërkuam e do kërkojmë të reflektoj përbërjen etnike në punësim, ashtu siç është e përshkruar me kushtetutë. Ashtu të realizohet në terren. Qeveria e Serbisë u zotua për fillimin e punësimit dhe përfshirjes proporcionale të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Në afat prej dhjetë ditësh themelohet Grupi I Përkohshëm I Punës për monitorimin dhe zbatimin e këtij procesi, në përbërje të përfaqësuesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE); Ministrive të Qeverisë së Republikës së Serbisë; Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar. Pas tre muajve do të takohemi sërish për ta vlerësuar ecurinë dhe efikasitetin e zbatimit të këtij procesi. Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk do ndaloj angazhimin e tij që çdo pyetje çdo problem e çdo sfidë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës të ngris zërin e të kërkoj ato që i takojn, si qytetar të këtij vendi e si shqiptar të këtij rajoni. Deri në realizimin e aspiratave tona të përbashkëta nuk do ndalojmë. Nga dialogu për implementimin e Planit 7 pikësh tek ai në Bruksel. #Bashkë 💪 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sinani: Samiu dhe Shqiprimi deri sa refuzojnë takimet me Qeverinë e Kosovës, takohen dhe i luten Qeverisë së Serbisë Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ai i kuvendit Sami Salihu kanë …