Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafi – TË REAGOJ BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE NDAJ “IDEVE TË MËDHA” KËRCËNUESE TË PRESIDENTIT VUÇIQ Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë dje se “Ekziston një ide e madhe që të mbyllet Konçuli (pika kufitare) dhe vetëm serbët të lihen të kalojnë, të ndepresin kontaktet mes shqiptarëve nga Bujanoci dhe Medvegja (Lugina e Preshevës) me shqiptarët e Kosovës. Unë nuk jam për këtë, ne do të dëmtonim vetëm shqiptarët ”. Atmosferë të tensionuar lufte po transmetohet ngadalë në Luginën e Preshevës nga dy pikat kufitare në veri të Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitetin e targave të regjistrimit të automjeteve. Si çdo shtet, ashtu edhe Kosova, ka të drejtën e targave të saj, për më tepër, kjo e drejtë njihet në procesin e dialogut me Serbinë. Kërcënimi i drejtpërdrejtë i Presidentit Aleksandar Vuçiq për shqiptarët e Luginës së Preshevës është i papranueshëm. Ky qëndrim racist luftënxitës si “hakmarrje për ngjarjet në veriun e Kosovës” kundër shqiptarëve të pafajshëm në Luginën e Preshevës është një mentalitet mesjetar primitivist dhe antinjerëzor. Prandaj i bëj thirrje OSBE -së, BE -së, NATO -s, Këshillit të Evropës, OKB -së që të dënojë deklaratat luftënxitëse dhe monitorojnë me kujdes situatën për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve në Luginën e Preshevës të shkaktuara nga ‘idetë e mëdha” të ekzekutivit në Serbi. Nga ana tjetër, është për t’u habitur që askush nga opozita serbe në Serbi nuk i ka dënuar veprimet provokuese të turpshme duke provokuar avionë ushtarakë në hapësirën ajrore të Kosovës të kontrolluar nga NATO. “Bota serbe” e Vuçiqit, me mbështetjen dhe frymëzimin e Vulin, tani ka fituar karakterin e operacionalizimit. Por vetëm qytetarët, shqiptarë, serbë, boshnjakë apo malazezë, do të pësojnë nga kjo miopi që përsërit të 90-tat. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtimi i forcave ushtarake me makineri të rënd luftarake në pik kalimin kufitar në fshatin Dobrosin Ushtria serbe në gjendje gatishmerie ne Luginën e Preshevës blindon pik kalimet kufitare me …