Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ngritja e procesit gjyqësor edhe ndaj drejtorit të “Shtëpisë së Kulturës” në Bujanoc, Jetmir Ismaili, për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare në manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit” është i pa pranueshëm. Tashmë është rasti i tretë që kur prokuroria dhe organet e rendit kanë nxitur procese gjyqi për shkak të theksimit të veçorive të identitetit kombëtar dhe ngritjes së flamurit kombëtar gjatë vitit të kaluar. Kjo përbën shkelje flagrante të të drejtave të patjetërsueshme të njeriut dhe jo vetëm të garantuara nga konventat ndërkombëtare po edhe nga vetë kushtetuta e Serbisë. Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar nuk mund t’i vlerësoj ndryshe përveç akte të shëmtuara anti-civilizuese e anti-kushtetuese por edhe të motivuara politikisht në kuadër të një diskursi shqiptarofob gjithnjë në rritje në Serbi. Kjo politikë në emër të shtetit ligjor është në fakt politikë e dëbimit të tjetrit. Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës, e nga përpjekja për të ruajtur e mbrojtur e identitetin e simbolet kombëtare nuk do të zmbrapsemi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
THAÇI NUK ZMBRAPSET NGA IDEJA PËR “KORRIGJIM” TË KUFIRIT ME SERBINË Interpretime të ndryshme për deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë kanë prezantuar në Kosovë …