Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mendoj që këtyre viteve të fundit Tirana është shumë proaktive në një sens të dobishëm ndaj shqiptarëve në Luginë. Disa ministra në qeverinë atje, jo vetëm që kan vesh për problemet tona , por kanë ndërmarrë hapa konkrete, para së gjithash Ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila gjithashtu pati një takim me homologun e saj, Ministrin Sharqeviq në lidhje me problemet e arsimit në Luginën e Preshevës – tha Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve për Danas. Mustafa gjithashtu deklaron se kreu i diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj, ishte “një faktor kryesor në dinamizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje për një listë të përbashkët të partive politike shqiptare në zgjedhjet e ardhshme në Serbi”. Sipas asaj që deklaron bashkëbiseduesi ynë, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është në fazën e fundit të negociatave, dhe do të jetë detyrues për të dyja palët. Situata politike në Kosovë, si në Serbi, është një sfidë përcaktuese për të dy palët, beson ai. – Një bisedim i riështë i domosdoshëm ndërmjet të barabartëve, në mënyrë që të arrihet paqja e qëndrueshme, që do të thotë se çdo temë e mundshme që mund të jetë objekt i negociatave nga kufiri i jashtëm, rendi kushtetues, rregullimi i brendshëm administrativo-territorial, burimet natyrore dhe prona ekonomike, të drejtat e minoriteteve për krimet e luftës si dhe sqarimi i fatit të të zhdukurve, një detyrë për të dy vendet në dialog – u shpreh Ragmi Mustafa për gazetën Danas. Shqiptarët nga tre komunat e Luginës së Preshevës kanë kërkuar që të jenë pjesë e këtij dialogu. Para së gjithash, në përputhje me vendimin e “Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës” si organi më i lartë aktualisht informalisht politik. Mustafa kujton pozicionin e këtij organi të shqiptarëve, i cili u miratua në korrik 2018, sipas të cilit shqiptarët kërkuan jo vetëm që të jenë objekt i këtij dialogu, por edhe një pjesëmarrës aktiv, në mënyrë që të sigurohet paqja e qëndrueshme edhe në këtë pjesë të Ballkanit. Ai deklaron gjithashtu se problemi më i madh është akoma procesi i integrimit të shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale, dhe e vlerëson atë si një “hap prapa”, duke paralajmëruar se është e vështirë për shqiptarët nga jugu të punësohen në pagesat rrugore në hyrje dalje të autostradës , e lëre më të punësohen diku tjetër ku punëdhënës janr e disa nivele të tjera të qeverisjes qendrore… Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Çedomir Jovanoviq ka disa fjalë për vizitën e Macronit në Serbi Lideri i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çdeomir Jovanoviq, ka thënë se nga partia e …