Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përballen me shumë probleme, pasi Serbia nuk po e respekton Ligjin për pakicat kombëtare. Pasivizimi i adresave e ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare janë vetëm dy prej probleme të mëdha që vazhdojnë të përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës. Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc thotë se u është drejtuar institucioneve përgjegjëse që të lejohet përdorimi dhe shfaqja publike e simboleve e t’u garantohet pakicave kombëtare gjithashtu edhe për shënimin e festave pa praktika diskriminuese. “Ju kemi drejtuar institucioneve përkatëse që të lejojnë përdorimin e simboleve nacionale dhe shfaqjeve publike e të garantoj pakicave kombëtare, dhe shënimin e festave pa praktika diskriminuese”, tha ai. Tutje, ai shtoi se Serbia duhet të ndjekë shembullin e Malit të Zi për lejimin e simboleve kombëtare të pakicave. “Serbia duhet ta ndjekë shembullin e Malit të Zi që ta lejojë përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare për pakicat në territorin e saj”, tha ai. Ndërkaq, në përgjigjen e marrë nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë në Beograd për Ligjin për pakicat kombëtare thuhet se Ministria e Drejtësisë nuk është përgjegjëse për pyetjen që i është drejtuar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nis takimi i Kurtit me kryetarët e komunave, të pranishëm edhe ministrat Ka filluar takimi koordinues ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarëve të Komunave. …